Mesfushori William Carvalho pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League.
Fabrizio Romano ka raportuar të mërkurën se Carvalho është afër marrëveshjes me skuadrën e Nottingham Forestit.
Mësohet se Carvalho parimisht ka pranuar ofertën e ekipit anglez, i cili po negocion me Real Betisin për lirimin e tij.
Portugezi 30-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Betisin që i skadon vitin e ardhshëm për shkak se po dëshiron të luajë në Premier League.
Për kartonin e tij, Betisi po kërkon rreth dhjetë milionë euro dhe është në negociata të avancuara me Nottinghamin.