Nottingham Foresti e ka eliminuar Arsenalin nga Kupa e Anglisë.
Skuadra që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez (Championship), ka fituar me rezultatin 1:0.
Lewis Grabban shënoi golin e fitores për Nottinghamin në minutën e 83-të.
Kjo ndeshje i takoi rrethit të tretë të Kupës së Anglisë.
Tek Arsenali mungoi Granit Xhaka i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.