Sport

Nottingami siguron brazilianin Danilo

Mesfushori nga Brazili, Danilo, është përforcimi më i ri i skuadrës së Nottingham Forestit gjatë këtij afati kalimtar. Danilo i është bashkuar ekipit anglez nga Palmeirasi për 25 milionë euro dhe me Nottinghamin ka firmosur kontratë afatgjatë.

21-vjeçari do të jetë pjesë e Nottinghamit deri në verën e vitit 2029 dhe vlerësohet lart, pasi është njëri prej mesfushorëve më të talentuar në Brazil.

Në kampionatin brazilian, Danilo ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 34 paraqitje, ndërsa për shërbimet e tij Nottighami ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave të tjera angleze. Danilo prej vitit 2020 ishte pjesë e Palmeirasit, ekip me të cilin ka fituar pesë trofe.