Nottingham Foresti është ekipi i fundit nga Premier League që është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Arnaut Danjuma, përcjell “Daily Mail” të hënën.
Mësohet se Nottighami ka ofruar 40 milionë euro për t’i parakaluar skuadrat e tjera dhe për ta bindur Villarrealin në lirimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Holandezi Danjuma ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026, ndërsa po kërkohet edhe nga Bournemouthi, Aston Villa, Evertoni, West Hami e Tottenhami.
25-vjeçari këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat për Villarrealin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021.