Sport

Nora kërkon të artën në Evropian, aty ku specialitet i ka të bronztat

Në tri kampionatet e fundit evropiane për seniorë, Nora Gjakova ka përfunduar e treta, përkatësisht ka fituar medalje të bronzta. Në evropianin e ardhshëm të xhudos që mbahet në Tel-Aviv të Izraelit javën tjetër, Nora do të jetë bartësja e tretë.

Por në evropianin e vitit 2018, xhudistja pejane është e vendosur që të shmangë numrin tre. Ajo synon medalje të artë për të bërë hapin e radhës në karrierë, shkruan sot Koha Ditore.

Nora Gjakova është një prej katër garuesve të Kosovës që do të paraqiten në evropian. Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka ende nuk kanë medalje në evropianët për seniorë. Majlinda Kelmendi ka tri medalje të arta e një të bronztë, por ajo mungon në Tel-Aviv pasi është duke sanuar një lëndim të gjurit.

Kështu Nora është shpresë e madhe e Kosovës për medalje. Pretendent për medalje vlerësohen edhe Distria e Akili, ndërsa pas garës së fundit, shpresa i jepen edhe Lorianës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).