Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Instagram ka treguar suksesin e xhudistëve, ku shumica prej tyre kanë arritur që të ngrihen në pozita.
Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, transmeton Koha.net.
Kampionia e Evropës, kategoria -57 kg, tani është e katërta në botë me 4110 pikë.
Nënkampionia e Evropës, kategoria -52 kg, Distria Krasniqi, ka mbetur në pozitën e katërt me 4454 pikë.
Në këtë kategori, Majlinda Kelmendi, ka rënë në pozitën 15, shkaku i mospjesëmarrjes në gara, pasi po rehabilitohet nga lëndimi.
Ngritje ka bërë edhe Loriana Kuka (-78 kg), e cila nga vendi 40, tani është e 33-ta në botë, me gjithsej 882 pikë.
Pozita e shtatë në evropianin e fundit, ka bërë që Akil Gjakova nga vendi 12 të kalojë në të 11-tin, me 2598 pikë.