Sport

Nora fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin në Kazakistan

Nora Gjakova ka arritur tjetër sukses. Ajo zuri vend në podium të premten në Grand Slamin e xhudos në Almaty të Kazakistanit. Nora e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 57 kilogramë dhe kështu fitoi edhe 700 pikë në ranglistën olimpike.

Nora ishte bartësja e parë dhe përfundoi në shkallën e dytë të podiumit. Në finale u mposht nga francezja Sara Leonie Cysique. Ndaj saj kishte fituar në finale të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Me Cysiquen, Nora tani ka dy fitore e tri humbje.

Lufta finale ishte shumë e fortë ndërsa francezja realizoi hedhje të bukur për fitore.

Në xhiron e parë Nora ishte e lirë e më pas në xhiron e dytë e mposhti Anastasija Sokirjanskan e Letonisë. Në çerekfinale e mposhti me mbërthim polaken Julia Kowalczyk. Ndërkohë në gjysmëfinale e mposhti holandezen Julie Beurskens.

Të shtunën në Kazakistan garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka. Të tjera medalje priten.