Sport

Nketiah e Saka kontribuojnë në fitoren e Arsenalit

Eddie Nketiah dhe Bukayo Saka shënuan në pjesën e parë për ta ndihmuar Arsenalin ta nisin kampanjën e re të Premier Leagues me fitore.

Arsenali të shtunën në xhiron e parë të kampionatit të ri fitoi 2:1 në “Emirates Stadium” ndaj Nottingham Forestit, në ndeshjen që nisi me gjysmë ore vonesë për shkak të problemeve teknike në hyrjet e stadiumit.

21-vjeçari Nketiah në minutën e 26-të e hapi serinë e golave me gjuajtje të saktë, ndërsa Saka për mrekulli e dyfishoi rezultatin në minutën e 32-të.

Nottingham Foresti e ngushtoi epërsinë në minutën e 82-të me golin e Taiwo Awoniyit, por që nuk mjaftoi për ta shmangur disfatën.