Sport

Njëmbëdhjetëshi i lojtarëve fantastikë që asnjëherë nuk e fituan “Topin e Artë”

“Topi i Artë” nuk ka shkuar në duart e disa futbollistëve që kanë qenë prej më të mirëve në të gjithë historinë e futbollit. Ky çmim në dekadën e fundit është dominuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Por, është një numër i madh i futbollistëve të cilët asnjëherë nuk e kanë fituar çmimin prestigjioz, shkruan gazeta spanjolle “Marca”, të hënën.

Veç këtij njëmbëdhjetëshi, “Topin e Artë” nuk e kanë fituar as Gianluigi Buffon, Javier Zanetti, Alessandro Nesta, Philipp Lahm, Steven Gerrard, Ryan Giggs, Arjen Robben dhe Alessandro Del Piero.

Iker Casillas

Iker Casillas është fituesi i të gjithë titujve të mundshëm, në më shumë se një rast madje. Por, Casillas asnjëherë nuk e fitoi çmimin për më të mirin e vitit. Ishte nominuar gjashtë herë. Rezultati i tij më i mirë ishte vendi i katërt në sezonin 2008/09. Pritjet e tij ishin të jashtëzakonshme në titujt e fituar me skuadrën e Real Madridit dhe me Përfaqësuesen e Spanjës. Shumëkush mund ta kujtojë edhe pritjen që i ka bërë Arjen Robbenit në finalen e Kupës së Botës në vitin 2010.

Cafu

Një prej mbrojtësve më të mirë të krahut të djathtë në historinë e futbollit, braziliani Cafu, njësoj si Casillasi, ka fituar trofe të rëndësishëm me Milanin dhe Brazilin. Ishte kapiten në triumfin e Brazilit në Botërorin e vitit 2002, skuadra e fundit e Amerikës së Jugut që e fitoi një Kupë të Botës. Për më shumë, në vitin 2020, ishte i përfshirë në 11-shin më të mirë të historisë së “Topit të Artë”.

Sergio Ramos

spanjoll kaloi 16 sezone duke treguar nivel të jashtëzakonshëm te Real Madridi. Goli i tij në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014 ndryshoi të kaluarën e klubit madrilen. Atë vit, për shumë njohës të futbollit, e meritoi çmimin. Përfundoi në vendin e gjashtë në “Topin e Artë 2017”, ndërsa ishte i përfshirë si i nominuar në 11-shin historik të “Topit të Artë”.

Paolo Maldini

Paolo Maldini konsiderohet një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit. Maldini pati karrierë të suksesshme, ku përfshihen pesë tituj të Ligës së Kampionëve, por që nuk ka fituar titull të rëndësishëm me Italinë. Ai ishte finalist në dy Kupa të Botës. Zuri vend në formacionin më të mirë të “Topit të Artë” në vitin 2020. Italiani ishte i treti në edicionin e “Ballon d’Or” në vitin 2003.

Roberto Carlos

Teknika, shpejtësia dhe fuqia ishin tiparet e Roberto Carlosit, që llogaritet nga shumëkush si mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në historinë e futbollit. Braziliani ishte afër ta fitonte çmimin në vitin 2002. Atë vit e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kupën e Botës me Brazilin. Por, mbeti në vendin e dytë prapa Ronaldo Nazarios.

Andrea Pirlo

Andrea Pirlo përshkruhet si futbollist elegant, i cili çdo gjë të vështirë e ka bërë të duket e lehtë.

Ai i fitoi gjashtë “Scudetto”, dy Liga të Kampionëve dhe një Kupë të Botës. Por, nuk ishin të mjaftueshme për ta fituar çmimin individual. Pozita e tij më e mirë ka qenë e pesta në vitin 2007. Një vit më herët, ai ishte kampion bote me Italinë dhe ishte i përfshirë në formacionin më të mirë të FIFA-s.

Xavi Hernandez

Trajneri aktual i Barcelonës ishte afër fitimit të këtij trofeu në katër raste. Në tri prej tyre, në vitin 2009, 2010 dhe 2011, ai arriti vendin e tretë. Ndërkohë, në vitin 2012, ai zuri vendin e katërt. Ishte i përfshirë në 11-shin më të mirë të “Topit të Artë”, por qëlloi në kohën e Messit, kur argjentinasi i fitoi çmimet në ato katër vjet.

Andres Iniesta

Truri i ekipit më të mirë në histori, Barcelona, dhe përfaqësueses spanjolle kur triumfoi në Kupën e Botës. Autor i golit më të rëndësishëm për Spanjën në vitin 2010. Ishte afër që ta fitonte trofeun atë vit. Megjithatë, ai u kalua nga Messi. Tetë vjet pas asaj, “France Football” i kërkoi falje spanjollit.

Raul Gonzalez

Sulmues i lindur. Ai ishte i dyti në “Topin e Artë” më kontrovers me sa mbahet mend. Në vitin 2001, Rauli fitoi La Ligan ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe pati paraqitje të mëdha në Ligën e Kampionëve. Në vend të tij, Michael Owen e fitoi çmimin atë sezon. Diçka e “pashpjegueshme” për Francesco Tottin.

Thierry Henry

Lider e një prej lojtarëve më të mirë në historinë e Arsenalit. Fitues i gjithçkaje në nivel klubesh dhe shtetesh. Por, asnjëherë nuk e ka ngritur trofeun lart. Pavel Nedved doli më i mirë se ai në vitin 2003, kur çdo gjë fliste në të mirë të Henryt. Tri edicione më vonë, Henry doli i treti.

Robert Lewandowski

Ai e meritoi çmimin në dy raste, por pandemia e ndaloi edicionin e parë në vitin 2020. Rasti i dytë ishte kur Messi doli më i suksesshëm se ai një vit më vonë, për vetëm 33 pikë më shumë. Leo Messi vetë e kishte pranuar kur e fitoi “Topin e Artë” për herë të fundit, se Lewandowski e meritonte trofeun.