Janë të shumta medaljet që xhudistët e Kosovës i kanë fituar në ngjarje të mëdha sportive si lojëra olimpike, kampionate botërore, kampionate evropiane e kampionate ballkanike.
Xhudoja është bindshëm sporti më i suksesshëm në vend, ndërsa medalje pos për seniorët fitohen edhe në grupmosha të reja, juniorë e kadetë. Por thuajse të gjitha medaljet janë fituar e po fitohen nga xhudistët e klubit Ippon nga Peja, shkruan Koha Ditore.
Në këtë klub janë sportistët më të mirë në vend si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova e ndonjë tjetër. Pa klubin Ippon, xhudoja bie thuajse në një nivel me sportet e tjera luftarake në vend. Të rralla janë medaljet me peshë që i fitojnë xhudistët e klubeve të tjera të vendit. Të tilla thuajse nuk ka hiç.
Në vitin 2017 suksesin më të madh, përjashto xhudistët e Ipponit, e ka arritur Fisnik Hyseni. Ai ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për kadetë (U-18) që në qershor u mbajt në Tekirdag të Turqisë.
Është vlerësuar se 17-vjeçari nga Mitrovica ka pasur potencial dhe është paraqitur në nivelin për të fituar medalje edhe më të vlefshme, të argjendtë apo të artë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.