Bersant Celina ishte kërkuar në verë nga Racing Santanderi i La Liga 2, që tani po i prinë tabelës me 29 pikë nga 12 ndeshje të luajtura.
Interesimin e Santanderit e ka konfirmuar të mërkurën vetë mesfushori i Kosovës, që ka thënë se ato lajme kanë qenë të vërteta.
“E vërtetë se më donin në skuadre spanjolle, por ka qenë e qartë për mua se doja të qëndroja tek AIK-u dhe nuk ndodhi që unë të transferohesha atje”, ka thënë Celina, shkruan “fotbolldirekt”.
Celina nuk ka treguar nëse ai do të transferohet te kjo skuadër në afatin e ardhshëm kalimtar.
“Nuk e di, nuk kam dëgjuar diçka. Spanjollët më donin në verë dhe ndoshta do të më duan edhe në dimër. Unë jam i fokusuar tek AIK-u. Më pëlqen të jem këtu dhe nëse do ta kem mundësinë, do të qëndrojë për disa vjet këtu”, ka thënë Celina që ka kontratë me AIK-un suedez deri në vitin 2026.
Celina në 28 ndeshjet e edicionit aktual ka katër gola të shënuar e tri asistime.