Skuadra e Feronikelit ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit, në ndeshjen që po luhet në Drenas në kuadër të xhiros së 19 të Superligës së Kosovës në futboll. Golin e epërsisë për Niklin e realizoi sulmuesi Adem Maliqi nga afërsia në minutën e 20-të.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër që po luhet në Mitrovicë, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë së Dobrajës, mysafirët janë në epërsi prej minutës së katërt me golin e realizuar nëpërmjet Anes Hotit. Me këto dy ndeshje, do të mbyllet kjo xhiro me të cilën edhe nisi stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.