Sport

Newcastle transferon portierin e Anglisë

Newcastle United e ka transferuar portierin që përfaqëson Anglinë, Nick Pope, nga skuadra e rënë nga elita e futbollit anglez, Burnley.

Ky transferim u zyrtarizua të enjten mbrëma, ndërsa “BBC-ja” shkruan se shifra e këtij transferimi nuk është bërë e ditur.

30-vjeçari kalon te Newcastle me kontratë katërvjeçare, ndërsa për gjashtë edicione ishte pjesë e skuadrës nga “Turf Moor”.

Pope iu bashkua Burnleyt në vitin 2016-të kur skuadra u inkuadrua në Premier League dhe u paraqit në 155 ndeshje.

Sezonin e kaluar luajti në 36 ndeshje.

Newcastle e hap kampanjën e re të Premier Leagues kundër Nottingham Forestit më 6 gusht.