Shtatë gola u shënuan në duelin ndërmjet Newcastle Unitedit dhe West Ham Unitedit.
Fitues në fund dolën “bardhezinjtë” me rezultatin 4:3, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën dhe që i takoi xhiros së 30-të të Premier Leagues angleze.
Alexander Isak shënoi prë 1:0 në minutën e gjashtë.
Michail Antonio në minutën e 21-të dhe Mohammed Kudus në minutën e dhjetë shtesë të pjesës së parë, realizuan për epërsinë e mysafirëve.
Kudus më pas asistoi për Jarrod Bowen, që realizoi për epërsinë 3:1.
Megjithatë, vendësit nuk u dorëzuan dhe e fituan ndeshjen me tri gola të shpejtë.
Isak e ngushtoi epërsinë në 3:2 në minutën e 77-të, kurse Harvey Barnes me golat e minutës së 83-të dhe të 90-të, ia siguroi pikët e plota Newcastlet.
Për shkak të vonesës së lojës, sulmuesi Anthony Gordon e mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 94-t.
Newcastle pavarësisht fitores, mbetet në mesin e tabelës me 43 pikë në 29 ndeshje.
Në 30 ndeshje, West Ham Unitedi ka 44 pikë.