Të hënën prej orës 19:30 planifikohet të mbahet ceremonia e dorëzimit të flamurit të shtetit tek ekipi olimpik i Kosovës, është bërë e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kosova do të garoj në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me ekip të zgjeruar, ndërsa në bazë të traditës, është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që do ta bëj dorëzimin e flamurit. Flamurin pritet ta pranoj kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e ndoshta edhe xhudisti Akil Gjakova. Ata do ta mbajnë flamurin në ceremoninë hapëse në “Tokio 2020”.
Ceremonia pritet të mbahet në amfiteatrin e pishinës së Gërmisë.
Ndërsa prej orës 16:00 do të bëhet prezantimi i uniformës dhe dorëzimi i saj tek ekipi olimpik.
Kosovën në Tokio e prezantojnë pesë xhudisë dhe një mundës me normë dhe disa sportistë të tjerë me ftesa të organizatorit. Pritjet më të mëdha janë prej xhudistëve. Synimet e tyre janë për medalje.