Sport

Kampionia Drita përballë Llapit

Kampionia Drita do ta nisë në shtëpi mbrojtjen e titullit në ndeshjen derbi përballë Llapit. Shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll është tërhequr të enjten në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, nënkampioni Gjilani do ta ketë si kundërshtar të parë Feronikelin në Drenas, derisa fituesja e Kupës, Prishtina e pret Drenicën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballkani do të luaj në udhëtim kundër skuadrës së rikthyer në Superligë Besës, derisa Trepça ’89 e pret në Mitrovicë ekipin e promovuar në elitën e futbollit kosovar, Arbërinë.

Sezoni i ri 2020/2021 është paraparë të nisë më 12 shtator dhe do të zhvillohet me 36 xhiro me sistem të katërfishtë.