Sport

Nedved për shortin: S’jam as i gëzuar as i mërzitur

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved ka thënë se nuk është as i lumtur por as i mërzitur për shortin në Ligën e Kampionëve.

Juventusi do të përballet me gjigantin holandez, Ajax në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Ai pret dy ndeshje shumë të mira, derisa thotë se Ajaxi ka një ekip shumë të mirë.

“Nuk jam as i lumtur por as i mërzitur. Ajaxi ka eliminuar Realin, prandaj nuk është për t’u nënçmuar. Më pëlqyen shumë kundër Realit prandaj duhet të jemi shumë të kujdsshëm. Duhet të përballemi me Ajaxin me përkushtim të madh. Pres dy ndeshje të mëdha”, është shprehur Nedved.