Sport

Nedved: Allegri do të qëndrojë

E ardhmja e Masimilano Allegrit te Juventusi ka qenë në dyshim menjëherë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve.

Por këtë e ka mohuar Pavel Nedved, i cili është i bindur se Allegri do të qëndrojë te Juventus.

“Allegri ka një kontratë dhe për këtë arsye ai duhet të vazhdojë me ne”, tha Pavel Nedved - praktikisht e konfirmoi trajnerin e Juventusit në stol edhe për sezonin e ardhshëm./ksp