Sport

Neco Williams transferohet te Nottinghami

Klubi anglez i kthyer në Premier League pas më shumë se dy dekadash, Nottingham Foresti, e ka prezantuar përforcimin më të ri, Neco Williams.

Për mbrojtësin e krahut të djathtë që u transferua nga Liverpooli, Nottinghamit i ka kushtuar 16 milionë funte.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Jam shumë i emocionuar që t’i bashkohem Nottingham Forestit dhe të ndihmoj këtë klub të madh të ecë përpara në Premier League. Foresti është një klub me histori të jashtëzakonshme”, ka thënë Williams.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe Liverpoolin për 15 vitet e kaluara te klubi anglez.