Lideri i Superligës së Kosovës në volejboll, Prishtina Volley M, vlerësohet favorit për ndeshjen e xhiros së pestë.
Prishtina Volley M takohet me As Vushtrrinë, të shtunën (nesër) nga ora 18:00. Prishtina i ka 11 pikë në vend të parë, ndërsa As Vushtrria është e teta me tri pikë.
Peja – Drenica (20:00) është ndeshja tjetër që luhet të shtunën. Të dielën janë takimet: Luboteni – Ulpiana (19:00), Vëllaznimi – Theranda (20:00), Drita – Ferizaj (20:00).
Te volejbollistet, të premten, është luajtur takimi Feronikeli – Skenderaj. Të shtunën janë dy ndeshje: M-Technologie – Gryka (14:00) dhe Fushë-Kosova – Ferizaj F (17:00). Prishtina e Vushtrria takohen të dielën nga ora 14:00, ndërsa derbi i javës ndërmjet Dritës dhe Kastriotit luhet nga ora 17:30 në Gjilan.
Drita prin me 12 pikë, ndërsa Kastrioti i ka 11 pikë.