Të enjten (sonte) prej orës 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren zhvillohet derbi mes Bashkimit dhe Trepçës. Ndeshja i takon xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të paraqitjes së Trepçës në kualifikimet e Championsit.
Bëhet fjalë për dy skuadrat që shfaqën formën më të mirë në fillim të kampionatit. Kampionia në fuqi, Trepça, në xhiron e dytë e mposhti Yllin, 77:67. Në kuadër të xhiros së tretë fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 87:65.
Ndërkohë Bashkimi në xhiron e dytë fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 72:51, kurse në xhiron e tretë e mposhti Proton Cable Prizrenin me shifrat 95:68.
Bashkimi e Trepça janë skuadrat e vetme pa humbje. Bashkimi llogarit edhe në përkrahje të madhe nga tribunat.