Pas humbjes së thellë me Francën por për më tepër një lojë zhgënjyese dhe pa busull, Shqipëria do të sfidoje Islandën në grupin H eleminator të Evropianit në përpjekje për të rregulluar sadopak imazhin e saj .
Ashtu edhe siç e bçri tç ditur tekniku Edi Reja, ndeshja kundër kundërshtarit të radhës është mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë për të përcaktuar përfundimisht nëse do të vazhdojnë ëndrrën e Euro 2020-es .
Për këtë arsye italiani ka menduar një ndryshim radikal në formacion me të paktën 5- 6 emra te rinj . Ndërsa të paktën dy lojtarë i bëri publik që në konferencën e fundit që nuk do të jenë që nga minuta e parë kapiteni Mavraj dhe Roshi .
Shqipëria pritet të luaj në këtë përballje me Strakoshën në portë, ndërsa në vend të Mavraj do te jetë një tjetër shtatlartë, Kastriot Dermaku, i cili I bashkëngjitet Ismajlit dhe Gjimshitit në qendër të mbrojtjes .
Nga krahët do të jenë Hysaj tashmë në rolin e kapitenit, ndërsa në të majtë Lenjani i zë vendin Roshit . Ndryshime edhe në mesfushë, Keidi Bare i paprekshëm ndërsa që nga minuta e parë do të jenë Gjasula dhe Memushaj . Sulm tërësisht i ri për këtë ndeshje . Balaj dhe Uzuni per shkak te energjive te shpenzuara do t'ia lënë vendin Rey Manaj dhe Sokol Cikalleshi/VizionPlus.