Një mishtore e vjetër, e vendosur mes një stacioni të ngarkuar të autobusëve dhe një restoranti tajlandez në Nottingham, tash qëndron si një "vend i shenjtë" për anglezin që vlerësohet si themelues i Milanit.
Herbert Kilpin, i lindur në vitin 1870 në Nottingham, kishte shkuar për të punuar në Itali në vitet 1890 dhe më vonë themeloi klubin e futbollit dhe të kriketit të Milanit, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Pjesa e përparme e shitores që e kishte babai i tij tash është e ngjyrosur me ngjyrat kuqezi të Milanit, logoja e klubit gjendet në dritare, është edhe portreti i Kilpinit për të nderuar atë.
Derisa shumë autobusë ndalen pranë derës së kësaj pjese të pazakontë të historisë së futbollit italian që gjendet në Angli, ka një numër të lidhjeve angleze dhe gjigantëve të huaj të futbollit që janë shumë të fshehur....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.