Portieri Keylor Navas do të largohet përfundimisht nga skuadra e Paris Saint-Germainit gjatë këtij muaji.
“FootMercato” ka njoftuar të martën se Navas do të huazohet deri në fund të sezonit në Premier League. Ai do t’i bashkohet Nottingham Forestit, ekip që në verë do ta ketë të drejtën e blerjes së tij për pesë milionë euro. Mësohet se PSG-ja ka pranuar kërkesën e Navasit për t’u huazuar te Nottingham Foresti, ekip që ka insistuar në shërbimet e tij.
Navas ka kontratë me Parisin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë sezon ka regjistruar vetëm dy paraqitje në Kupën e Francës.
Navas iu bashkua Parisit në vitin 2019 nga Real Madridi, ndërsa ka luajtur edhe për Levanten e Albaceten.