Sport

Napoli siguron Mangalan

Mesfushori defensiv, Orel Mangala, do të largohet nga Nottingham Foresti për të vazhduar karrierën në Serie A të Italisë.

Bëhet e ditur se Mangala ka zgjedhur Napolin, ekip që ka mposhtur konkurrencën e fortë të Juventusit për shërbimet e tij. “Calciomercato” shkruan të martën se Mangala tashmë ka marrëveshje me Napolin, i cili po negocion me Nottinghamin për lirimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në fakt, Napoli po e kërkon huazimin e belgut deri në fund të edicionit por me detyrimin e blerjes së kartonit të tij në verë për 25 milionë euro.

Po ashtu, Napoli do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e 25-vjeçarit për gjashtë muaj. Mangala në vitin 2022 iu bashkua ekipit anglez, ndërsa këtë edicion ka një gol në 20 paraqitje në të gjitha garat. Ai me Nottinghamin ka kontratë deri në vitin 2026.