Sport

Muriq zyrtarizohet te Burnley

Burnley e ka zyrtarizuar të premten transferimin e portierit kosovar, Arijanet Muriq, nga Manchester City.

Muriq ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin që do të bëjë gara në Championship sezonin e ri, nivelin e dytë të futbollit anglez.

Burnley nuk e ka bërë të ditur shumën e transferimin.

23-vjeçare edicionin që lamë pas ishte i huazuar te Adana Demirspor dhe ishte ndër portierët më të vlerësuar në kampionatin turk.

Muriq kishte luajtur edhe te Grasshoperi, NAC Breda, Nottingham Foresti, Girona e Willem II.