Aro Muriq u bë pjesë e Nottingham Forestit edhe zyrtarisht pas sezonit pozitiv që e pati te Manchester Cityn. Edhe pse portier i dytë, arriti ta fitojë tripletën në Angli.
Në Carabao Cup ndihmoi Cityn në triumfin e kësaj gare, pasi ishte hero në çerekfinale në pritje të penalltive kundër Leicester Cityt.
Luajti edhe kundër Burton Albion, por ishte pjesë e Chelseat në finale.
Muriqi, ato që i ka mësuar te City, mund t’i bartë te skuadra e re.
Si portier i ri, do t’i ndihmojë Muriqit të fitojë më shumë besim, që të jetë i gatshëm kur të rikthehet te “Qytetarët”, raporton “Sporti në KTV”.
Portieri Muriq mund t’ia përmirësojë lojën Nottinghamit, me nisjen e aksioneve që nga ai, diçka që i mungon skuadrës së divizionit të dytë të Anglisë.
Ajo që është më e rëndësishmja, Muriqi, i lindur në Zvicër, e që tani e përfaqëson Kosovën, kërkon ta tregojë veten për vlerat që i ka.
Aro debutoi me Kosovën në nëntor të vitit 2018 kundër Azerbajxhanit dhe ndihmoi “Dardanët” në ngjitjen e renditjes së FIFA-s, me Kosovën që tani zë pozitën 121.