Debutimi i portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, në Championship te skuadra e Nottingham Forestit, ishte një tmerr për të, e në fund edhe për skuadrën e tij.
Me dy reagime të dobëta të tij, pësoi dy gola dhe kjo bëri që Nottinghami të shtunën të pësojë humbje 2:1 në shtëpi nga West Bromwichi, ndonëse kishte kaluar në avantazh qysh në minutën e tetë.
Muriq si në golin e parë ashtu edhe në të dytin nuk reagoi mirë dhe kjo ka bërë që tifozët të kërkojnë kthimin e portierit rumun, Costel Pantilimon, si titullar. Fillimisht, WBA-ja barazoi rezultatin, kur topi i shkoi Muriqit për fundi duarve, kurse në epërsi kaloi me një gjuajtje parabollë nga larg që më shumë ngjante në harkim, nëntë minuta më vonë. Ai e perceptoi keq fluturimin e topit dhe në fund u ndal në rrjetë.
"Pantilimon, të lutem kthehu", ishte reagimi i një tifozi të dëshpëruar të Nottighmanit pas humbjes nga WBA-ja. Një tjetër ka shkruar se "më mirë do të kishim luajtur pa portier në këtë ndeshje". Pati reagime edhe më të rënda dhe disa fyese... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)