Trajneri Ismet Munishi është zyrtarizuar si trajner i ri i Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur të enjten në mbrëmje.
Munishi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit, por nuk e arriti objektivin e skuadrës gjilanase që ishte titulli kampion.
Ai u largua me marrëveshje të dyanshme në fund të prillit të këtij viti.
Munishi ka drejtuar më parë edhe skuadrën e Ballkanit, Vëllaznimit, Besës së Pejës, Feronikelit, Dritës e Vushtrrisë.
Me Vushtrrinë e fitoi titullin e kampionit në edicionin 2013-14.