Sport

Munishi largohet nga Ferizaj

Ismet Munishi më nuk është trajner i Ferizajt, skuadrës së Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Munishi ka shkruar të shtunën se ka dhënë dorëheqje "pasi ka kuptuar që nuk ka çka t'i jap më skuadrës".

Synimi i tij ishte kthimi i Ferizajt në Superligë, por skuadra është larg zonës që synonte.

Së fundmi, Ferizaj u mposht 2:1 në udhëtim te Vjosa. Në nëntë ndeshje në Ligën e Parë, Ferizaj ka tubuar 14 pikë, shtatë më pak se pozita e parë dhe me një ndeshje më shumë. Renditet në pozitën e katërt. 

Ferizaj është skuadra e nëntë që Munishi ka drejtuar në karrierën si trajner. Suksesin e vetëm ai e ka me Vushtrrinë, ku u shpall kampion në sezonin 2013/14. Më pas ka drejtuar skuadra si Drita, Vëllaznimi dy herë, Feronikeli, Besa Pejë, Ballkani, Gjilani e Prishtinë, por nuk ka lënë gjurmë.