Trajneri Ismet Munishi ka lavdëruar futbollistët e skuadrës që ai drejton pas fitores ndaj Feronikelit.
Gjilani fitoi me një gol të Blerim Krasniqit kundër Niklit dhe ky fakt e gëzon tej mase trajnerin e “kuqebardhëve”.
“Ishte ndeshja më e mirë e luajtur nga Gjilani deri më sot, me angazhim dhe vetëbesim të madh, me lojë të bukur. Më gëzon fakti që Krasniqi shënoi gol sepse ka dhënë kontribut të madh. Dha gol të bukur dhe gjithçka shkoi mirë. Patëm shumë mungesa, Kastrati, Musolli, Prekazi, Veliu, por duhet të vazhdojmë tutje, duhet të shohim para”, theksoi Munishi pas ndeshjes.