Legia e Varshavës ka shënuar fitore të dielën në shtëpi ndaj Lecznas me rezultatin 3:1.
Në këtë fitore shënoi sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi.
Në minutën e 11-të vendasit kaluan në epërsi pas autogolit të Pawel Baranowskit.
Muçi realizoi golin e dytë në minutën e 27-të pas një skeme mirë të përgatitur nga vendasit.
Për Muçin ky ishte goli i dytë këtë sezon në ligën polake.
Në fund të pjesës së parë udhëtuesit arritën të ngushtonin rezultatin në 2:1 me golin e shënuar nga Bartosz Spiaczka.
Në pjesën e dytë Legia shënoi edhe një gol me Mahir Emrel për 3:1.
Në këtë ndeshje në pjesën e parë u aktivizua sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati.