Mesfushori i Manchester United, Mason Mount do të mungojë deri në shtator për shkak të lëndimit.
24-vjeçari ka pësuar lëndim që do ta mbaj larg fushës deri pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueseve për “Euro 2024”, ndeshje të cilat luhen gjatë muajit të ardhshëm.
“Mason Mount do të humbasë ndeshjen e së shtunës kundër Nottingham Forestit për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen kundër Tottenhamit”, njofton Unitedi. Anglezi 24-vjeçari iu bashkua Unitedit nga Chelsea gjatë verës së këtij viti. Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028.