Sport

Morata shkëlqen në fitoren e Chelseat ndaj Nottinghamit

Foto: Reuters

Chelsea ka kaluar në raundin e katërt të FA Cup pas fitores prej 2 me 0 ndaj Nottinghamit.

Ishte Cesc Fabregas që shpërdori rastin më të mirë që ta kalojë Chelsean në epërsi duke humbur penaltinë në minutën e 30, transmeton Koha.net.

Megjithatë në pjesën e dytë Chelsea arriti të shënojë dy herë përmes spanjollit Alvaro Morata, që shënoi nga dy asistimit të talentit Hudson-Odoi.