Skuadra e Milanit i ka bërë ofertë zyrtare Genoas për mbrojtësin rumun, Radu Dragusin. “Calciomercato” ka njoftuar të premten se Milani ka ofruar 25 milionë euro për kartonin e tij. Mësohet se Milani po synon transferimin e Dragusinit në afatin kalimtar të janarit dhe po shpreson ta mposhtë konkurrencën e fortë të skuadrave angleze.
21-vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Serie A dhe po kërkohet edhe nga Tottenhami, Newcastle, Manchester Unitedi e Nottingham Foresti.
Ai vitin e shkuar iu bashkua Genoas nga Juventusi dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, Dragusin ka kontribuar me një gol dhe një asistim për Genoan.