Sport

Mëziu kalon Drenicën në epërsi

Osman Mëziu në minutën e 23-të e ka kaluar Drenicën në epërsi ndaj Ulpianës, në ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll, e cila po luhet në stadiumin “Bajram Aliu”.

Armend Abazi e kreu gjithë punën dhe e dha pasimin final për Mëziun, i cili nuk gaboi nga afërsia duke e mposhtur lehtësisht portierin Drilon Ajeti.