Sport

Mevlan Zeka vazhdon kontratën me Ballkanin

Mevlan Zeka ka vazhduar kontratën me Ballkanin.

Sulmuesi i krahut do të mbetet te kampioni i Kosovës deri në vitin 2023.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale.

Zeka është pjesë e Ballkanit që nga viti 2020 kur u transferua nga Feronikeli.

28-vjeçari edicionin që lamë pas në 19 ndeshje realizoi katër gola.

Ai karrierë ka bërë edhe te skuadra si Liria dhe Vëllaznimi.