Sport

Met Millaku mbyll sezonin shkaku i lëndimit

Dukagjini u eliminua nga Kupa e Kosovës të shtunën pas humbjes që e pësoi në udhëtim te Gjilani me rezultatin 2:1. Përveç mënjanimit nga Kupa, klubi nga Klina e ka humbur edhe mesfushorin Met Millaku, i cili e ka këputur ligamentin kryqëzor.

Sipas njoftimit të Dukagjinit, Millaku do t'i nënshtrohet operacionit dhe pritet të mungojë për gjashtë muaj.

“Mesfushori gjatë ndeshjes në kupën e Kosovës të luajtur të shtunën e ka këputur ligamentin kryqëzor ACL të këmbës dhe i duhet t'i nënshtrohet operacionit. Meti deri në ato momente ishte duke e zhvilluar një ndeshje fantastike, por fatkeqësisht gjatë një dueli ai lëndohet rëndë dhe pritet të mungojë rreth gjashtë muaj. Duke e njohur dashurinë e tij për fanellën 'bardhëegjelbërt' dhe forma e lartë e treguar në fazën përgatitore, pritet të jetë mungesë e madhe për klubin tonë gjatë këtij sezoni pranveror”, shkruan në komunikatën e Dukagjinit.

Met Millaku është rritur te Dukagjini. Për një vit e gjysmë e ka bartur edhe fanellën e Feronikelit me të cilin klub ka fituar titullin, Kupën dhe Superkupën e Kosovës në vitin 2019. Shkaku i lëndimit nuk kishte mund të luajë në garat evropiane.