Superylli i futbollit Lionel Messi ka fituar trofeun e tij të parë me Inter Miami.
Inter Miami të shtunën mbrëma në finale të Leagues Cup triumfoi ndaj Nashvillet pas penalltive.
Messi realizoi një supergol në kohë të rregullt, në minutën e 23-të. Messi pasi pranoi topin, kaloi një lojtar kundërshtar dhe shënoi me një gjuajtje nga afro 20 metra. Ndeshja në kohë të rregullt u mbyll 1:1.
Në penallti Inter Miami triumfoi 10:9. Messi në Leagues Cup me Inter Miamin shënoi dhjetë gola në shtatë ndeshje, ndërsa pati edhe një asistim. Ai u shpall lojtari më i mirë në këtë garë, ku marrin pjesë ekipe nga liga MLS e SHBA-së dhe nga elita e futbollit të Meksikës.
Për Inter Miamin është trofeu i parë i fituar.
Ndërkohë Messi e ka përmirësuar rekordin, duke fituar trofeun e 44-të në karrierë.
Messi iu bashkua Inter Miamit këtë verë nga Paris Saint-Germaini.