Sport

Mësohen çiftet çerekfinale të kupës së Kosovës në futboll

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, do të jetë më interesantja në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti për çiftet e kësaj faze, është tërhequr të enjten në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Krahas këtij dueli, në çerekfinale do të kemi edhe një përballje tjetër ndërmjet skuadrave të Superligës.

Në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ’89 do të luajë kundër Llapit. Ndërkohë, dy çiftet tjera çerekfinaliste janë: Istogu – A&N dhe Dukagjini – Drenica.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen muajin tjetër, me datat 16/17 mars. Edhe në këtë fazë, do të luhet vetëm nga një ndeshje kurse fituesit do të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.