Në një mënyrë të pazakontë Ulpiana ka njoftuar të shtunën mbrëma se është ndarë me Leart Prapashticën.
Ulpiana ka publikuar një pjesë të një fotografie të Ballkanit, ndërsa lojtarëve në fotografi ua ka mbuluar fytyrat. Vetëm njërit jo, Prapashticës.
Ulpiana i ka dëshiruar sukses atij te Ballkani.
“KF Ulpiana është e habitur se si lojtari në fjalë nuk e mori mundin që të paktën ta njoftoj formalisht klubin e tij se do të ndërroj klub, por pa asnjë njoftim del në stërvitje te klubi tjetër”, ka shkruar Ulpiana.