Sport

Meçi ndërmjet Florian Markut dhe serbit Dragishiq – LIVE

Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, pas pak do të zhvillohet sfida e kickbox-it mes shqiptarit, Florian Markut dhe serbit, Sladjan Dragishiqit.

Marku dje ishte shprehur i bindur se do të fitojë ndaj serbit, transmeton Koha.net.

“Mezi po e pres këtë ndeshje dhe jam shumë i motivuar. Dëshira ime është që të përballemi në këmbë. Por ju premtoj se nëse do të ndeshemi në boks atëherë Sladjan do të flejë që në raundin e parë”, ishte shprehur Marku.

Të njëjtin optimizëm e synim e kishte shfaqur edhe Dragishiq.

“E respektoj kundërshtarin tim, Florian Markun. Por unë kam ardhur këtu i përgatitur dhe me synimin për të fituar këtë përballje. Gjithsesi ky është një sport dhe unë uroj që të fitojë më i miri”, ishte shprehur ai.

Florian Marku kishte nisur përgatitjet prej 2 muajsh në Tajlandë dhe deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje.