Përfaqësuesja e Kosovës po e mbanë stërvitjen e dytë para ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Në seancën e dytë stërvitore që po mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” të pranishëm janë edhe Amir Rrahmani, Astrit Selmani, Florent Hadërgjonaj, të cilët munguan të hënën mbrëma në grumbullimin e parë.
Bersant Celina që gjithashtu mungoi në stërvitjen e parë, mungoi edhe të martën. Megjithatë, ajo që bie në sy në stërvitjen e dytë, është se “Dardanëve” i është bashkuar mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi që është pjesë e Ballkanit dhe nuk ishte në listën e përzgjedhësit Bernard Challandes. Kosova të enjten, e luan në udhëtim ndeshjen me Gjeorgjinë, përpara se të përballet në Prishtinë, me Greqinë (5 shtator) dhe Spanjën (8 shtator).