Sport

Me eurogol në minutën e fundit Cikalleshi i jep fitoren ekipit të tij

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi ka shënuar një gol shumë të bukur, por edhe shumë të rëndësishme pasi i dha pikët e plota Akhisar Genclik Spor.

Dhe ai shënoi pikërisht ndaj Basaksehirit, prej së cilës u huazua tek Akhisar Genclik Spor, transmeton Koha.net.

Cikalleshi u inkuadrua në lojë në minutën e 83, kurse në minutën e 90+4 shënoi me një goditje të fuqishme.

Akhisar Genclik Spor me këtë fitore arrin në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e 14-të, derisa i prish punët Basaksehirit që po lufton për titull, e cila mbetet në kuotën e 53 pikëve në vendin e dytë.

 


Amazing Goal Sokol Cikalleshi Akhisar Genclik... by zyhrijearifi