Sport

Me dy gola të Berishës, Malisheva fiton ndaj Llapit

Malisheva - Llapi

Valmir Berisha i ka shënuar dy golat e fitores për Malishevën në fitoren 2:1 ndaj Llapit. Ndeshja u luajt të hënën dhe i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Berisha golat i shënoi në pjesën e parë. Për 1:0 Berisha shënoi në minutën e tetë. Ndërsa golin e dytë dhe të fitores për Malishevën, Berisha e realizoi në minutën e 28-të. 

Golin e vetëm të Llapit e realizoi Mërgim Cërnavërni në minutën e 68-të. 

Malishevës iu anulua edhe një gol i sulmuesit Fatjon Bunjakut në minutën e 76-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Malisheva ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. 22 pikë i ka edhe Ballkani që është lider. Drita është në pozitën e tretë me 21 pikë por ka dy ndeshje më pak të luajtura. 

Llapi është në pozitën e gjashtë me 15 pikë.