Sport

Drita fiton, gara për titull bëhet e zjarrtë

Drita e ka fituar me shumë vështirësi ndeshjen kundër Feronikelit 74 me rezultat 1:0. Por fitorja ka vlerë të madhe. 

Ndeshja e luajtur të enjten i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit kosovar.

Golin e fitores për Dritën e realizoi Raddy Ovouka. Ai shënoi me goditje të saktë në minutën e 80-të pas asistimit të Besnik Krasniqit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Drita është në vendin e tretë me 49 pikë dhe i është afruar kreut të tabelës vetëm dy pikë. Ballkani lider ka 51 pikë, ndërsa Llapi i vendit të dytë ka 50 pikë. Në xhiron tjetër, takohen Ballkani - Llapi. 

Kurse Feronikeli 74 në vendin e shtatë ka 26 pikë.


Mbyllet pa gola pjesa e parë ne Drenas

Feronikeli 74 dhe Drita e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Kjo ndeshje i takon javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat patën disa raste shënimi. Por pjesën e parë e mbyllën pa gola.

Feronikeli 74 është në garë për mbijetesë, kurse Drita për titull të kampionit.