Janë mbyllur pjesët e para në Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të xhiros së 14-të.
Në tri ndeshje të zhvilluara është vetëm Ulpiana që e ka shënuar një gol.
Ulpiana në stadiumin “Sami Kelmendi” ka shkuar në pushim mes pjesëve me golin e shënuar nga Egzon Qerimi në minutën e 23-të, në duelin kundër Gjilanit.
Në takimet tjera, Drita – Drenica dhe Feronikeli – Malisheva nuk pati gola në 45 minutat e para.