Thomas Strakosha mund të transferohet te Manchester Unitedi.
Sipas “Talk Sport”, krerët e klubit anglez janë në kërkim të një portieri të dytë dhe po e shohin shqiptarin si opsion.
27-vjeçari, është pa ekip, pasi i ka përfunduar kontrata me Lazion dhe te “Djajtë e Kuq” mund të transferohet si futbollist i lirë.
Skuadra angleze huazoi te Nottingham Forest portierin e dytë Dean Henderson dhe aktualisht Strakoshën po e shohin si një alternativë mjaft të mirë.