Manchester Unitedi është kthyer me fitore në Premier League. Të martën, Unitedi mposhti bindshëm 3:0 Nottingham Forestin në “Old Trafford”.
Marcus Rashford (19’), Anthony Martial (22’) dhe Fred (87’) ishin realizatorët e golave.
Fitorja e ngrit Unitedin në vendin e pestë me 29 pikë. Nottinghami është i 19-ti me 13 pikë.