Sport

Manaj e Cikalleshi i prijnë sulmit të Shqipërisë përballë Andorrës

Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Andorrës, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Tekniku Edi Reja vijon t’i qëndrojë besnik skemës 5-3-2, ku ka vendosur që Rei Manaj dhe Sokol Cikalleshi t’i prijnë sulmit ndaj kombëtares modeste si Andorra.

Ndërkohë në mbrojtje startojnë Hysaj, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli dhe Lenjani.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

Image